Shoqëria “BAJRAMI-N“ me seli në Elbasan kryen aktivitetin e saj prodhues në qytetin e Elbasanit dhe zbatues e ndërtues në qytete të ndryshme si: Elbasan, Durrës, Tiranë, Fier etj.
Ajo është themeluar si aktivitet prodhues i materialeve të ndërtimit në Dhjetor 1997 me adresë Rruga Nacionale Elbasan-Librazhd, Xibrakë Elbasan.
Është rregjistruar në rregjistrin themeltar të ndërmarrjes për zbatim që nga data 16.10.2001 me Nr. License 3625/2 & si shoqëri ndërtimi është themeluar në 21.02.2002 me vendim Gjykatës së Tiranës me Nr.23102/1, në bazë të ligjit "Për shoqëritë tregtare".
Shoqëria ka ortak të vetëm Z. Nazif Bajrami dhe drejtues teknik Znj. Eleni Rodo.
Disa nga drejtuesit teknikë janë:
Ing. Ndertimi | Eleni Rodo (Kereku) |
Ing. Mekanik | Bledar Pecini |
Ing. Gjeolog | Dashamir Gega |
Ing. Gjeodet | Naim Nasufi |
Ing. Elektrik | Astrit Pustina |
Ing. Mjedisi | Zaira Poga |
Ing. Hidro | Etleva Mitre |
Shoqëria ka në pronësi të saj një shesh (poligon) shitje materialesh ndërtimi me siperfaqje rreth 4,500 m2 në të dalë të qytetit të Elbasanit, pranë ambjenteve të ish-Parkut të Mallrave, përgjatë rrugës nacionale Elbasan – Librazhd. Gjithashtu ka në pronesi dhe një nyje – lavatrice të ndërtuar në vitin 2010 per prodhimin e inerteve të cilesive të ndryshme, me kapacitet rreth 80 m3/ore në fshatin Xibrake në të njëjtën pronë ndodhet dhe linja e prodhimit të betonit të shoqërisë “Bajrami–N” investim i realizuar në vitin 2010. Kapaciteti prodhues i kesaj linje është 70 m3/orë.
Kompania sapo ka vendosur në shfrytëzim linjën e re të prodhimit të asfaltit. Një investim modern me kapacitet prodhues prej 60 ton në orë. Impianti është me teknologji të re që ka në qendër të vëmendjes ruajtjen e mjedisit.
Pranë nesh do të gjeni inerte të cilesive dhe madhesive të ndryshme, betoneve të markave të ndryshme si dhe produkte të tjera si blloqe të madhesive të ndryshme, tubo betoni, pllaka autobllokuese dhe bordura trotuari, traveta tulle, llac, gëlqere e shuar , arkitrare, kapak pusete etj.
Transportimi I produkteve të prodhuara bëhet nga automjetet të cilat i disponon shoqëria jonë, përveç mjeteve të transportit shoqëria ka në pronësi dhë mjete të tjera ndërtuese.
Kapaciteti prodhuesi për blloqet e betonit arrin deri në 3000 cope,kapaciteti prodhues I pllakave arrin deri në 30m2 në ditë, gjithashtu prodhojmë 20 m3 llaç në ditë.
Perveç prodhimit të materialeve të ndërtimit shoqëria është e profilizuar dhe në aktivitetin e ndërtim – zbatimit, me volum të ndryshme pune të financuara nga fonde publike, apo dhe investitorë privatë. Në portofolin tonë përfshihen ndërtime Pallatesh banimi, ndërtime & ristrukturime rrugësh, spitalesh dhe mjedisesh shkollore.