Fillesat e aktivititetit datojmë në dhjetor 1997, me adresë kryesore pranë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, Xibrakë. Fillimisht aktiviteti konsistonte në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Më pas u regjistrua si shoqëri ndërtimi, datë 16.10.2001 me numë lishence 3625/2 si ndërmarrje zbatuese. E cila u pasua me zgjerimin e aktivitetitin edhe si shoqëri ndërtuese me vendim të Gjykatës së Tiranës me Nr.23102/1, në bazë të ligjit “Për shoqëritë tregtare”, më datë 21.02.2002.
Që prej themelimit, aktiviteti kryesor ka qenë dhe është prodhimi i materialeve të ndërtimit. Shoqeria ka në pronësi të saj një shesh(poligon) shitje materialesh ndërtimi me siperfaqe rreth 4,500 metra katrorë, në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë ambienteve të ish-Parkut të Mallrave.