Rreth nesh

Rrugëtim i nisur në vitin 1997

Shoqëria “BAJRAMI-N” Shpk, me seli në qytetin e Elbasanit, kryen aktivitetin e saj prodhues në qytetin e Elbasanit dhe veprimtari ndërtuese e zbatuese në qytete të ndryshme si: Elbasan, Durrës, Tiranë, Fier etj.  Fillesat e aktivititetit datojmë në dhjetor 1997, me adresë kryesore pranë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, Xibrakë. Fillimiesht aktiviteti konsistonte në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Më pas u regjistrua si shoqëri ndërtimi, datë 16.10.2001 me numë lishence 3625/2 si ndërmarrje zbatuese. E cila u pasua me zgjerimin e aktivitetitin edhe si shoqëri ndërtuese me vendim të Gjykatës së Tiranës me Nr.23102/1, në bazë të ligjit “Për shoqëritë tregtare”, më datë 21.02.2002. Shoqëria ka ortak të vetëm Z. Nazif Bajrami dhe drejtues teknik Msc.ing. Florenc Musta.

https://bajrami-n.com/wp-content/uploads/2023/08/bajrami_n_logowebb.png

Prodhojmë & Ndërtojmë

Që prej themelimit, aktiviteti kryesor ka qenë dhe është prodhimi i materialeve të ndërtimit. Shoqeria ka në pronësi të saj një shesh (poligon) shitje materialesh ndërtimi me siperfaqe rreth 4,500 metra katrorë, në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë ambienteve të ish-Parkut të Mallrave.

Perveç prodhimit të materialeve të ndërtimit kompania është e profilizuar dhe në aktivitetin e ndërtim- zbatimit, me volume të ndryshme pune dhe të financuara si nga fonde publike, ashtu dhe nga investitorë privatë. Ndër vite Firma ka zbatuar dhe është në zbatim e sipër të punimeve të tilla si: ndërtime dhe rikonstruksione të infrastrukturës rrugore, ndërtesave civile dhe industriale, ujësjellësa kanalizime, vepra lumore dhe sistemime hidraulike.  Prodhim dhe shitje të betonit, materialeve inerte dhe elementeve parafabrikatë të veçantë prej betoni.

Staf profesional

Synimi ynë është përmbushja e të gjitha standarteve europiane sa i përket projektimit dhe cilësisë të çdo projekti apo vepre që mban autorësinë e shoqërisë “Bajrami-N” Shpk. Kësisoj ne gjithmonë kemi investuar, vazhdojmë ta bëjmë dhe padiskutim nuk do të ndalemi të kemi në gjirin tonë profesionistë të fushës. Inxhiniera dhe punonjës të përkushtuar, etikë dhe me synimin ofrimin e veprave infrastrukturore me cilësi e jetëgjata.

Fatmir Kryeziu
Ing. Ndertimi
Lorenc Shaba
Ing. Elektrik
Zaira Poga
Ing. Mjedisi
Etleva Mitre
Ing. Hidroteknike
Florenc Musta
Ing. Hidroteknik
Ram Cakoni
Ing. Hidroteknik
Arsen Kurti
Ing. Ndertimi
Jurgen Çerekja
Ing. Ndertimi
Dorjan Terziu
Ing. Gjeodet
Bened Dulla
Ing. Hidroteknik

Brand të standarteve

Synimi ynë është përmbushja e të gjitha standarteve europiane sa i përket projektimit dhe cilësisë të çdo projekti apo vepre që mban autorësinë e shoqërisë "Bajrami-N" Shpk

26 vite kompani

Duke ofruar materiale ndërtimi cilësore dhe ndërtuar vepra infrastrukturore

Standarde europiane

Ndërtime në sektorë të ndryshëm por me cilësi dhe standarde europiane

Partneritete afatgjata

Bajrami- N bashkëpunon me partnerë lider dhe që ndajnë të njejtin vizion

Ndërtojmë zhvillim

Vepra infrastrukturore me cilësi të cilat sjellin zhvillim dhe standarde të larta
bajrami_partners_8
bajrami_partners_9
bajrami_partners_12
bajrami_partners_10
bajrami_partners_13
bajrami_partners_16
bajrami_partners_15
bajrami_partners_7
bajrami_partners_11
bajrami_partners_14