Fusha e veprimtarisë

Ndërtim, Zbatim & Projektim

Që prej themelimit, aktiviteti kryesor ka qenë dhe është prodhimi i materialeve të ndërtimit. Shoqëria ka në pronësi të saj një shesh(poligon) shitje materialesh ndërtimi me siperfaqe rreth 4,500 metra katrorë, në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë ambienteve të ish-Parkut të Mallrave.

Perveç prodhimit të materialeve të ndërtimit kompania është e profilizuar dhe në aktivitetin e ndërtim- zbatimit, me volume të ndryshme pune dhe të financuara si nga fonde publike, ashtu dhe nga investitorë privatë. Ndër vite Firma ka zbatuar dhe është në zbatim e sipër të punimeve të tilla si: ndërtime dhe rikonstruksione të infrastrukturës rrugore, ndërtesave civile dhe industriale, ujësjellësa kanalizime, vepra lumore dhe sistemime hidraulike.  Prodhim dhe shitje të betonit, materialeve inerte dhe elementeve parafabrikatë të veçantë prej betoni.

Në pronën tjetër të shoqerisë në Xibrakë është ndërtuar dhe një nyje- lavatriçe e re në vitin 2010 për prodhimin e inerteve të cilësive të ndryshme, me kapacitet rreth 80 m3/orë. Po në këtë shesh është dhe linja e betonit të shoqerisë “Bajrami- N” Shpk , investim i realizuar në vitin 2010 dhe në proces prodhimi që në janar të vitit 2011. Kjo linjë ka kapacitet prodhues prej 70 m3/orë

Kapacitete të larta prodhuese

Këtë vit sapo u instalua me sukses dhe linja e re e asfaltit me kapacitet prej 60 ton në orë. Një linje moderne, efiçente e cila do të japë nje shtysë të mëtejshme zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë. Përvec inerteve të cilësive dhe fraksionimit të tyre në produket të tjera, betoneve të markave të ndryshme e në prodhimin e materialeve të ndryshme të ndertimit, prodhohen dhe produkte te tjera ndër të cilat mund të përmendim blloqe të madhësive të ndryshme, tubo betoni, pllaka autobllokuese dhe bordura trotuari, traveta tulle, llaç, gëlqere e shuar, arkitrarë, kapak pusete etj.

Nxjerrja e materialeve bruto inerte dhe trasportimi i tyre kryhet me mjetet e vetë kompanisë, një listë e saktë e të cilave ndodhet në materialin që mund të zbritet më poshtë. Kapacitetet prodhuese të blloqeve të betonit arrin deri në 3,000 copë, kapaciteti prodhues i pllakave arrin deri në 30m2 në ditë, gjithashtu kemi kapacitet prodhimi deri më 20 m3 llaç ne ditë duke synuar rritjen e ketij kapaciteti nëpërmjet automatizimit të procesit të prodhimit dhe duke realizuar investime të ndryshme.

01234567890012345678900123456789001234567890

metra katrorë

Shesh (poligon) shitje materialesh ndërtimi
0123456789001234567890

metër kub/orë

Kapacitet për prodhim inertesh
0123456789001234567890

ton/orë

Kapacitet prodhimi asfalti
0123456789001234567890

metër kub/ditë

Kapacitet prodhimi llaçi

Një rrugëtim suksesi

Bajrami- N Sh.p.k është kompani me mbi 26- vite eksperiencë në treg. Veprimtaria dhe portofoli i kompanisë është i shtrirë në disa sektorë të ndryshëm në industrinë prodhuese dhe ndërtime infrastrukturore